Xhaferi: Kemi një shtet të përbashkët dhe të gjithë e kemi për obligim që ta ruajmë

Maqedonia

Xhaferi: Kemi një shtet të përbashkët dhe të gjithë e kemi për obligim që ta ruajmë

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 13:52
Talat Xhaferi

Kreu i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi me rastin e festës së ilindenit qëndroi në Pelince nga ku porositi se Maqedonia është shtet i përbashkët i të gjithëve, andaj siç u shpreh ai duhet ta rruajmë dhe zhvillojmë për të gjithë.

“Dëshiroj nga ky vend t’ju falënderohem të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për besimin e tyre dhe për përcjelljen me përgjegjësi të amanetit të ilindentasve. Në fakt ju vetëm se e konfirmoni atë që e thotë edhe sllogani i këtij 2 gushti “Të gjithë jemi fëmijët e Ilindenit”. Kemi një shtet të përbashkët dhe të gjithë e kemi për obligim që ta ruajmë dhe ta zhvillojmë për ne dhe për brezat e ardhshëm. Ky është borxhi jonë ndaj të gjithëve që luftuan, për shtet të këtillë qytetarë shoqëri për të gjithë qytetarët në të cilën do të rriten fëmijët tanë, nipat dhe gjeneratat e ardhshme, të cilët meritojnë që të jetojnë, rriten, arsimohen dhe krijojnë në Republikën evropiane të Maqedonisë së Veriut , bashkëkohore dhe shtet me prioritet i qytetareve evropian”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Përndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut feston Ilindenin në vendin e quajtur “Meçkin Kamen” në Krushevë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat