Mickoski: OBRM është themeli i Ilindenit, ajo u takon maqedonasve

Maqedonia

Mickoski: OBRM është themeli i Ilindenit, ajo u takon maqedonasve

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 14:32
Hristian Mickoski

Lideri i partisë opozitare OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski, për nder të dy “Ilindenat”iu mbajti fjalim para të pranishmëve në Tashmarunishta në Strugë.

“Është e trishtuar fotografia në të gjithë Maqedoninë, hidhni një sy nëpër Maleshevë, Berovë, Delçevë, Manastir, Kërçovë, Tetovë dhe Gostivar, të rinjtë shpërngulen sepse jeta është e vështirë, e rëndë dhe e keqe, por edhe ata që kanë të ardhura më të mira financiare largohen sepse ata nuk besojnë më në shtet, sepse sistemi është një troll”, tha Mickoski.

Sipas Mickoski, bujqit në vend janë të uritur dhe po mundohen, varfëria është në rritje, studentët janë të zemëruar, mjekët janë të pakënaqur.

“OBRM është themeli i Ilindenit, OBRM-ja i përket maqedonasve. Shumë gjenerata, heronj dhe heroinë kanë dhënë jetën e tyre për Maqedoninë”, deklaroi Mickoski në fjalimin e tij, sipas tij, Ilinden është një kujtesë që nuk duhet të largohemi nga rruga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat