Papunësia në Maqedoni, tri herë më e lartë se mesatarja e BE-së

Maqedonia

Papunësia në Maqedoni, tri herë më e lartë se mesatarja e BE-së

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Raporti i fundit i Eurostat tregon se papunësia në Maqedoni është tre herë më e lartë se shkalla e papunësisë në vendet anëtare të BE-së.

Në vend përqindja e personave të papunë është 17.8%, ndërsa mesatarja në vendet anëtare të BE-së është 6.3%.

Sipas të dhënave të Eurostat në BE, më pak të papunë ka në Republikën e Çekisë, ku papunësia në këtë vend evropian është 1.9 përqind. Shkalla më e lartë e papunësisë në BE është tek vendi i Ballkanit, Greqinë e cila ka 17.6 përqind të papunësisë.

Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia është më e mirë se Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të cilat kanë nivelet më të larta të papunësisë. Shqipëria dhe Serbia kanë nivelin më të ulët të papunësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat