Parashikimi i motit

Maqedonia

Parashikimi i motit

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 08:42
Ilustrim

Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha të diellit. Kryesisht në pjesët veriore dhe lindore do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, ndërsa lokalisht do të ketë edhe kushte për procese më intensive në formë të motit të keq me erë të përforcuar. Do të fryjë erë e përforcuar, në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor, ndërsa në pjesët tjera nga drejtimi veriperëndimor. UV=8.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 15 deri në 25 gradë, ndërsa temperatura ditore do të lëviz prej 25 deri 38 gradë.
Në Shkup do të ketë mot të ndryshueshëm. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. UV=8.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 20 gradë, ndërsa ajo ditore deri në 33 gradë.

Nga e hëna vijon periudhë e motit me diell me rritje të sërishme të temperaturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat