OBRM-PDUKM i bën thirrje prokurorisë të hetojë përfshirjen e funksionarëve të LSDM-së në rastin ‘Haraçi’

Maqedonia

OBRM-PDUKM i bën thirrje prokurorisë të hetojë përfshirjen e funksionarëve të LSDM-së në rastin ‘Haraçi’

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 15:00
OBRM-PDUKM

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së nëpërmjet një konference për shtyp tha se “organizata joqeveritare e Bojan Jovanovskit është e përfshirë në transaksione të dyshimta.

Stoilkovski përmendi se gruaja që ka marrë 720.000 euro nga një biznesmen për ide për ndërtim të banesave thotë se të gjitha paratë ja kanë marrë nga Bojan Jovanovski, Frosina Remenski dhe Kostadin Kostadinov.

“Prokuroria e Ruskovskës nëse me të vërtetë dëshiron ta zbardhë rastin atëherë duhet të hetojë punën e kësaj organizate joqeveritare. Këtë nuk po e bën. A frikësohet se nëse fillon të prek punën e organizatës së Boki 13 do të arrijë te funksionarët e LSDM-së, madje edhe vet te Zaev, për të cilin Boki 13 deklaronte se i jep mbështetje direkte”, tha Stoilkovski.

Ai shtoi se derisa Ruskovska është në pushim, ka gjasa të fshihet ndonjë kompjuter, të formatohet ndonjë telefon, të ndikohet në ndonjë dëshmitar apo të merret haraç ndonjë biznesmeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat