Në ‘Bogorodicë’ dhe ‘Dojran’ për dalje nga shteti pritet 45 minuta

Maqedonia

Në ‘Bogorodicë’ dhe ‘Dojran’ për dalje nga shteti pritet 45 minuta

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 10:18
‘Bogorodicë’

Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane është zmadhuar ndërsa komunikacioni po zhvillohet nëpër korsi të thata.

Siç njoftojnë nga LAMM, në vendkalimet kufitare ‘Bogorodicë’ dhe ‘Dojran’ koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 30 deri 45 minuta ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalizimit rrugor dhe vozitje të kujdesshme.

Këto rekomandime duhet të vlejnë posaçërisht në akset rrugore Katlanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinica-Berovë dhe Koçani-Dellçevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat