Nesër merret vendimi për Tomor Morinën

Maqedonia

Nesër merret vendimi për Tomor Morinën

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 10:32
Tomor Morina

Nesër do të merret vendimi për ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina që u arrestua javën e kaluar nga autoritetet maqedonase në pikën kufitare Bllacë.

Ai u arrestua për shkak të një urdhër arresti nga Serbia me akuzën kryerjen e krimeve të luftës.

Shteti i Serbisë pas arrestimit ka dërguar kërkesë tek autoritetet maqedonase që ta ekstradojnë Morinën.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani tha se nuk ka shansa teorike që Morina të ekstradohet në Serbi.

Ai shtoi se pret që Ministria e Drejtësisë të vendos të hënën që mos ta ekstradojë ish-ushtarin e UÇK-së.

Kundër ekstradimit ishte dal edhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Nesër materiali i dërguar nga Serbia dorëzohet në Gjykatën Penale të Shkupit, ku në bazë të dokumentacionit do të vendoset se nëse do të ekstradohet apo jo ish-ushtari i UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat