OBRM-PDUKM akuzon funksionarët e lartë të LSDM-së për përfshirje në rastin ‘Haraçi’

Maqedonia

OBRM-PDUKM akuzon funksionarët e lartë të LSDM-së për përfshirje në rastin ‘Haraçi’

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 11:15
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “shoqëria e Maqedonisë po ngulfatet me krimin dhe korrupsionin e Qeverisë”.

“Përfshirja e funksionarëve të lartë shtetëror dhe partiak të LSDM-së në rastin ‘Haraçi’ është evidente. Tashmë diet se organizata joqeveritare e Boki 13 është e përfshirë në transaksione të dyshimta, ndërsa aty anëtarë janë funksionarë të LSDM dhe njerëz të afërt me pushtetin”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Sipas kësaj partie, koka e këtij oktapodi kriminal është Zoran Zaev, i cili tre herë është amnistuar për krim të rëndë. Nga OBRM-PDUKM gjithashtu pyesin nëse funksionarët e lartë të LSDM-së kanë marrë para nga transaksionet e dyshimta.

“Prokuroria duhet të fillojë ta kryej punën e vet dhe të hetojë këto indicie”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së duke shtuar se drejtësia në Maqedoni do të kthehet kur Zoran Zaevi do të ikë në pension politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat