Angellosvski: Qytetarët të denoncojnë nëse zyrtarët policorë kërkojnë ryshfet

Maqedonia

Angellosvski: Qytetarët të denoncojnë nëse zyrtarët policorë kërkojnë ryshfet

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 12:48
Toni Angellovski

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski bëri apel qytetarëve të denoncojnë në MPB secilin zyrtar policor që kërkon ryshfet.

“Departamenti ynë për kontroll të brendshme menjëherë do të reagojë. Bashkërisht do t’i heqim këto fenomene”, tha Angellovski i cili njoftoi për arrestimin e pesë policëve në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë‘.

Ai tha se po ndërmerren masa kundër të gjithëve në MPB dhe se javën e kaluar ka pasur aksion kundër doganierëve, ndërsa tani për zyrtarët policorë.

Angellovski, siç njoftoi më herët MPB, tha se pesë zyrtarë policorë janë arrestuar në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’ për dyshime për ryshfet dhe se këto policë janë privuar nga liria.

Zëdhënësi i MPB-së, Angllovski njoftoi edhe për 45 emigrantët që policia i gjeti gjatë ditës së djeshme në dy raste të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat