Kapen 45 emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi

Maqedonia

Kapen 45 emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Në dy raste policia gjatë ditës së djeshme ka gjetur 45 emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi.

Zyrtarët policorë dje në orën 18:40, në ‘Tabanoc’ pas pompës së benzinës në autostradë, tek ura, kanë vërejtur furgon ‘Iveco’ me tabla të Strumicës e drejtuar nga një 35 vjeçari banor i Gjevgjelisë. Gjatë kontrollit të automjetit, siç thuhet në njoftimin e policisë, janë gjetur 21 emigrantë, të gjithë nga Bangladeshi. Vozitësi është arrestuar dhe së bashku me emigrantët është dërguar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Në autostradën mes dy tuneleve nga Gjevgjelia drejt Demir Kapisë, mbrëmë në orën 20:00, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin ‘Fiat Ducato’ me tabela të Gostivarit, drejtuar nga 37 vjeçari, banor i Velesit.

Policët kanë arrestuar vozitësit, ndërsa në afërsi të automjetit janë gjetur 24 emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat