Mickoski propozon dy data për zgjedhjet e ardhshme kuvendare

Maqedonia

Mickoski propozon dy data për zgjedhjet e ardhshme kuvendare

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 14:54
Hristijan Mickoski

Nëpërmjet një konference për shtyp, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se si OBRM-PDUKM kanë ofruar dy data për zgjedhjet e parakohshme kuvendare, në fillim të prillit të vitit të ardhshëm apo në fund të muajit maj.

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet të gazetarëve në konferencën kushtuar gjendjes ekonomike në vend, përshkroi atmosferën e takimeve mes grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës maqedonase, duke thënë se në takime po vërehet “ndjesia e hakmarrjes dhe sulmit” ndaj OBRM-PDUKM-së.

Megjithatë, Mickoskit u shpreh optimist dhe se pret që të arrihet marrëveshja për Ligjin për prokurori publike që do ta rregullojë statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale Publike.

“Dëshiroj të jem optimist dhe besoj që pushteti do të bjerë në mend dhe do ta pranojnë propozimin e OBRM-PDUKM-së. E di se do të prononcohen me komente, por ne kemi qëndrim parimor dhe nuk frikësohemi të ballafaqohemi me faktet e palës kundërshtare. Ato tek bisedime, posaçërisht në përgatitjen e atij ligji, shprehet ndjesia për hakmarrje, sulm për kundërshtarët politik”, tha Mickoski.

Ai shtoi se në mënyrë paralele po zhvillohen edhe takimet mes grupeve punuese për regjistrimin e popullsisë dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por refuzoi ta cek qëndrimin e partisë së tij për ndryshimin e modelit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat