Gjorgjiev: Thirrjen për takim të jashtëzakonshëm për Goce Dellçevin e përjetova si thirrje për ballafaqim

Maqedonia

Gjorgjiev: Thirrjen për takim të jashtëzakonshëm për Goce Dellçevin e përjetova si thirrje për ballafaqim

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 15:58
Dragi Gjorgjiev

Anëtarët e Maqedonisë në Komisionin e përbashkët për histori e refuzuan propozimin e Bullgarisë që në fund të muajit gusht të mbahet takim i jashtëzakonshëm për t’u diskutuar për figurën e Goce Dellçevit, para takimit të caktuar në shtator.

“Personalisht atë thirrje e përjetova si thirrje për ballafaqim, të gjejmë vend dhe kohë dhe të ballafaqohemi, kjo nuk është produktive. Sikur të jemi në luftë që duhet të përfundojë dhe dikush ta fitojë luftën, sikur nuk është proces akademik”, thotë Dragi Gjorgjiev për TV24.

Ai shtoi se “nëse insistohet për identitetin e Goce Dellçevit nuk do të gjendet zgjidhja”.

Ai gjithashtu tha se pjesa më e madhe e anëtarëve janë në pushim veror.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Angel Dimitrov i cili është kryetar i palës bullgare në Komisionin për Çështje Historike, i thirri historianët nga Maqedonia në takim të jashtëzakonshëm në fund të muajit gusht për t’u biseduar për figurën e Goce Dellçevit.

Thirrja për takim të ri vjen një ditë pasi kryeministri bullgar Borissov kërkoi nga Komisioni i përbashkët takime më intensive që deri në tetor të gjejnë kompromis për Goce Dellçevin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat