Motivet e gruas që vrau nënën e vet kanë qenë mospajtimet dhe zënkat për mjetet financiare

Maqedonia

Motivet e gruas që vrau nënën e vet kanë qenë mospajtimet dhe zënkat për mjetet financiare

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike dha urdhër të hapet procedurë hetimore kundër një person për dyshimet se ka kryer vrasje.

Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, e dyshuara dje është paraqitur në stacionin policor Karposh dhe ka deklaruar se gjatë kryerjes së dhunës familjare, me ngulaftje ka vrarë nënën e vet. Si motiv për kryerjen e veprës ka përmendur mospajtimet mes vete dhe zënkat  për mjetet financiare.

“Prokurori Publik menjëherë doli të këqyrë vendin e ngjarjes, në shtëpinë ku kanë jetuar e ëma dhe bija e saj bashkërisht. Është  vërejtur trupi i 74 vjeçares dhe me urdhër të prokurorit Publik trupi është dërguar për autopsi. Në të njëjtën kohë është dhënë urdhër për mbledhjen dhe ekspertizën e shenjave të gjetura në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.

Nga prokuroria shtojnë se duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore, prokurori Publik tek gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Penale Shkup dorëzoi propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarën.

Propozimi u pranua dhe të dyshuarës iu caktua masa e paraburgimit për 30 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat