Komunikacioni në Maqedoni nëpër rrugë të thata

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni nëpër rrugë të thata

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të Lidhjes Auto-moto të Maqedonisë, thuhet se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër korsi të thata.

Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve të qyteteve është zmadhuar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalizimit rrugor dhe vozitje të kujdesshme.

Këto rekomandime duhet të vlejnë posaçërisht në akset rrugore Katlanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinica-Berovë dhe Koçani-Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat