Ku po pushojnë ministrat e BDI-së?!

Maqedonia

Ku po pushojnë ministrat e BDI-së?!

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 08:38
Qeveria

Ditëve të fundit gati e tërë Qeveria ka shkuar në pushime verore. Kryeministri dhe shumica e ministrave nga radhët e LSDM-së kanë zgjedhur si destinacion Greqinë për pushime me përjashtime të disa ministrave.

Por ku po pushojnë ministrat nga radhët e BDI-së?

Sipas njoftimeve të Qeverisë, zv/kryeministri Bujar Osmani do të pushojë në bregdetin shqiptar. Po ashtu në bregdetin shqiptar ka udhëtuar edhe ministri i Arsimit, Arbër Ademi si dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, edhe pse ky i fundit zyrtarisht nuk ka treguar destinacionin se ku do të pushojë, informon INA.

Ministri i ri i Ekologjisë, Naser Nuredini do të pushojë në Greqi, destinacioni ku kanë shkuar edhe Edmond Ademi, Koço Angjushev dhe Robert Popovski.
Nuk dihet se ku do të pushojnë Sadulla Duraku, Oliver Spasovski dhe Goran Sugarevski. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat