Gjykata Penale e Shkupit sot vendos për ekstradimin e Tomor Morinës

Maqedonia

Gjykata Penale e Shkupit sot vendos për ekstradimin e Tomor Morinës

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 09:47
Tomor Morina

Gjykata Penale e Shkupit sot do të vendosë për ekstradimin që e kërkon Serbia përmes INTERPOL-it për ish-ushtarin e UÇK-së Tomor Morina, i akuzuar për krime ndaj popullatës civile.

Morina u arrestua në Maqedoni në Bllacë para një jave, ndërkohë Kosova dhe Serbia kanë thënë se do të shqyrtojnë marrëdhëniet me Shkupin, varësisht të vendimit të gjykatës.

Maqedonia është nënshkruese e Konventës evropiane për ekstradim, ndërsa pas kërkesës së dorëzuar nga Beogradi sot pritet të vendos gjykata.

Vendimin përfundimtar për Morinën do ta sjellë Ministria e Drejtësisë. Kryeministri Zaev duke u përgjigjur për këtë çështje, ka thënë se vlen e drejta ndërkombëtare dhe vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat