Hiqen kuotat për ilaçet nëpër qytetet turistike

Maqedonia

Hiqen kuotat për ilaçet nëpër qytetet turistike

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Hiqen kuotat për ilaçet nëpër qytetet turistike të vendit. Ministri i Shëndetësisë tha se ky është hapi i parë në drejtim të heqjes së kuotave në të gjithë barnatoret e territorit të Maqedonisë.

Një gjë të tillë e paralajmëroi edhe kryeministri Zaev javës së shkuar. Filipçe shtoi se do të ketë mekanizma kontrollues për tërheqjen e barërave pa kuotë, me qëllim të shmangies së keqpërdorimeve të mundshme.

“Nëpër vendet turistike gjatë viteve të shkuara kishte mungesë të madhe të ilaçeve për shkak të numrit të lartë të njerëzve që qarkullojnë në këto vende dhe vendasit e këtyre zonave shumë herët, që në fillim të muajit janë përballur me mungesë të ilaçeve. Për këtë shkak vendosëm për një masë të tillë, gjegjësisht ndërprerje të kuotës në qytetet tona turistike”.

“Në fund të këtij muaji do të fillojë edhe procedura administrative për kyçjen e të gjitha barnatoreve të cilat për momentin nuk janë në rrjet, që të njëjtat të kyçen dhe të bëhen pjesë e këtij sistemi”, deklaroi Venko Filipçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat