Maqedoni, lihen të lirë pesë policët që u ndaluan për mitmarrje

Maqedonia

Maqedoni, lihen të lirë pesë policët që u ndaluan për mitmarrje

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 16:31
Ilustrim

5 policët kufitarë që u ndaluan para dy ditësh, nën dyshimin se janë të përfshirë në korrupsion dhe mit-marrje, pasi kanë dhënë dëshminë e tyre, janë lëshuar në liri.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka njoftuar Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila pasi të gjej nëse ka apo jo dëshmi për ngritje të aktakuzës, do të njoftojë opinionin.

Policët e arrestuar gjendeshin në pikën kufitare “Bogorodicë” ndërsa në momentin kur u kapën nga kolegët e tyre, ata posedonin alkool si dhe para në vlerë prej 822 euro.

Paraprakisht, janë ndaluar edhe dy doganier nën dyshimin për marrje ryshfeti, tek të cilët u gjetën mbi 1600 euro dhe rreth 200 franga zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat