Një shtetas i Serbisë dhe dy shtetas të Turqisë janë rrahur në ‘Tabanoc’

Maqedonia

Një shtetas i Serbisë dhe dy shtetas të Turqisë janë rrahur në ‘Tabanoc’

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 20:16
Ilustrim

Një zënkë mes një shtetasi të Serbisë dhe dy shtetas të Turqisë ka ndodhur në vendkalimin kufitar ‘Tabanoc’

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë në vendkalimin kufitar ‘Tabanoc’, në orën 8:00 gjatë hyrjes në Maqedoni kanë arrestuar N.ZH (39), shtetas i Republikës së Serbisë dhe S.E (42) dhe S.H (40) nga Turqia për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Zënka, siç sqarojnë nga MPB, ka ndodhur pas një fjaloje për aksidentin që ka ndodhur më herët.

Ata janë dorëzuar tek zyrtarët policorë të SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat