Edhe dy vende në Ohër me internet falas

Maqedonia

Edhe dy vende në Ohër me internet falas

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 20:30
Ilustrim

Sipas programit vjetor të Sektorit për turizëm dhe zhvillim ekonomik lokal në Komunën e Ohrit, është vendosur pajisje dhe është lëshuar për përdorim ‘Hot Spot’ përkatësisht internet falas edhe në dy vende tjera në Ohër.

Vitin e kaluar u vendos internet falas në sheshin ‘Shën Klimenti i Ohrit” dhe “Republika e Krushevës”, si dhe në vendin e quajtur “Plaoshnik”.

Sipas njoftimi të Komunës së Ohrit, në këtë mënyrë vizitorët, turistët dhe të gjithë mysafirët tjerë të qytetit do të kenë mundësi të përdorin “Wi-Fi” falas me qëllim t’u mundësohet marrje e informacioneve për ofertën turistike, kalendar të ngjarjeve që ndodhin në qytetit, manifestime, dhe risitë dhe shërbimet e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat