LSDM: Është absurde kur Janushev dhe Mickoski flasin për drejtësi

Maqedonia

LSDM: Është absurde kur Janushev dhe Mickoski flasin për drejtësi

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 23:17
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet që “nuk ka absurd më të madh se ajo ku OBRM-PDUKM flet për drejtësi nga pallati i gjerlbër”.

Ata thonë se është absurde kur Janushev të cilit ndaj tij ka hetime për vepër penale.

“Se OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski është kundër drejtësisë dhe për këtë shkak nuk dëshirojnë Ligj të ri për prokurori publike”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata përmendin edhe deklaratën e Mickoskut që për shef të Prokurorisë ka propozuar gjykatësin e suspenduar Vlladimir Pançevskit për të cilin ka hetime për keqpërdorime në sistemin AKMIS.

“Sot lufta kundër krimit dhe korrupsionit është pa komromis dhe nuk njeh asnjë përkatësi, dhe aq më pak përkatësi politike. Mickoski dhe OBRM-PDUKM duhet ta dinë se përfundoi koha kur politikanët zgjedhin prokurorë publik dhe gjyqësi që kontrollohej nga pallati i bardhë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Në fund të kumtesës së tyre thonë se reformat do të vazhdojnë në interes të drejtësisë, qytetarëve dhe shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat