Banderolë në ndeshjen PAOK-Ajax: Maqedonia është një dhe e vetme dhe është këtu

Maqedonia

Banderolë në ndeshjen PAOK-Ajax: Maqedonia është një dhe e vetme dhe është këtu

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 22:41
Maqedonia është një dhe e vetme dhe është këtu

PAOK-u nga Greqia mund të përfundojë në autoritetet disiplinore të Shoqatës Evropiane të Futbollit (UEFA) për shkrimit të një mesazhi me përmbajtje politike nga tifozët e saj. “Bardh e zi” i stadiumit të tyre “Tumba” në Selanik luajnë kundër Ajaxit në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve, ndërsa përgjatë rreshtit të parë përballë tribunës qendrore është vendosur një banderolë ku shkruhet “Maqedonia është një dhe e vetme dhe është këtu” me diellin e ‘Verginas’ në të dy anët e shkrimit.

Mbetet për tu parë nëse kjo pjesë e koreografisë së tifozëve vendas do të përfshihet në fletoren e delegatit, i cili gjithashtu do të përfshijë procedurat disiplinore dhe një gjobë për klubin grek.

UEFA po e përsërit vazhdimisht angazhimin e saj se nuk ka vend për politikë në sport dhe në shumë raste ka treguar zero tolerancë drejtë ngjarjeve të tilla nëpër stadiumet e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat