“Matkë”, Bexheti pa përgjigje rreth akuzave të Antikorrupsionit

Maqedonia

“Matkë”, Bexheti pa përgjigje rreth akuzave të Antikorrupsionit

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 22:42
Ilustrim

Pronarët e platformave ilegale në Matkë refuzojnë rrënimin e tyre. Njëri nga ta tha se kanë marrë dy kërkesa nga Inspektorati Shtetëror i mjedisit jetësorë, por nuk e kanë ndërmend të zmbrapsen, siç tha, deri sa të hiqet platforma e parë ilegale e restorantit e ndërtuar para 10 vitesh.

Kreu i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ndaj të cilit Antikorrupsioni kërkoi të ngrihet padi sot ishte i pakapshëm. Nga Komuna e Sarajit thonë se kryetari është në pushim dhe se qëndrimin e tij do ta tregojë tek të Hënën.

Edhe pse Prokuroria mund të veprojë edhe në bazë të informacioneve të mara nga ky Institucion thonë se janë duke e pritur iniciativën e Komisionit Antikorrupsion.

“Në Prokurorinë Publike deri në këtë moment nuk ka arritur iniciativa për ndjekje penale nga Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit lidhur me ngjarjen për të cilën jeni të interesuar. Pas arritjes së iniciativës, i tërë dokumentacioni do të shqyrtohet dhe do të veprohet në drejtim të verifikimit të pohimeve”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Pos Prokurorisë, edhe Ministria e Transportit është në pritje. Nga ky dikaster thonë se presin kërkesën e Inspektoratit Shtetërorë për Ndërtim për t’i hapur rrugë marrjes së kompetencave të Komunës së Sarajit lidhur me administrimin me Matkën.

“Ministri ka kompetencë ligjore që sipas nenit 145, pika 2 dhe 3 të Ligjit për ndërtim t’i marr kompetencat sektorit të urbanizmit të komunave, por vetëm me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimin dhe Planifikimin Urban. Deri më tani ky inspektorat nuk ka dorëzuar kërkesë në Ministri që ne të veprojmë në rastin e Matkës”, thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Komisioni Anti-korrupsion në seancën e djeshme i rekomandoi Qeverisë që të detyrojë Ministrinë e Mjedisit Jetësor sa më shpejtë të jetë e mundur që të hartojë një ligj me qëllim që Kanioni i Matkës të shpallet monument i mbrojtur natyror me kufij të jashtëm. Nga dikasteri i ekologjisë thonë se janë në proces të përgatitjes së studimit për rivlerësimin e vlerave natyrore të Kanionit për ta shpallur si zonë të mbrojtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat