Maqedoni, sot nënshkruhet marrëveshje për pranimin e 125 ushtarëve të rinj profesionistë

Maqedonia

Maqedoni, sot nënshkruhet marrëveshje për pranimin e 125 ushtarëve të rinj profesionistë

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Në kazermën “Akekso Dimnievski – Bauman” në Veles sot do të mbahet solemnitet për pranimin e 125 ushtarëve të rinj profesionistë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilin do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.

Ajo së bashku me kryeshefin e Shtatmadhorisë (SHM) gjeneralin Vasko Gjurçinovski, drejtorin e SHM-së, gjeneralin Zoran Milevski, komandantin e Komandës së Bashkuar Operative, gjeneralin Pavle Arsovski dhe komandantin e Komandës për Trajnim dhe Doktrina, koloneli Lubenço Petrovski do t’ua ndajë marrëveshjet për punë ushtarëve të rinj profesionistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat