Sheqerinska për rastin “Haraçi”: Askush nuk do të mbrohet nëse e ka shkelur ligjin

Maqedonia

Sheqerinska për rastin “Haraçi”: Askush nuk do të mbrohet nëse e ka shkelur ligjin

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 12:57
Radmilla Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, sot gjatë vizitës së kazermës në Veles ku në mënyrë solemne u nënshkrua marrëveshje për punësimin e 125 ushtarëve të rinj profesionistë, ka folur edhe për rastin e Prokurorisë Themelore “Haraçi”.

Ajo tha se ky rast tregon se shumë gjëra nuk janë të njëjta sikur në pushtetin e kaluar. Sipas saj, para tre viteve qytetarët janë frikësuar të flasin hapur për tentimet për haraç.

“Tani kemi treguar se kur ka tentime të tilla, institucionet reagojnë në moment. Askush nuk është i mbrojtur dhe askush nuk e pengon hetimin. Nga të gjithë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve, sidomos prej atyre të qeverisë e keni mesazhin e njëjtë: ligji duhet të vlejë për të gjithë. Askush nuk do të mbrohet nëse e ka shkelur ligjin”, tha Sheqerinska.

E pyetur nëse pret që të ftohet në Prokurori për të dëshmuar për këtë rast, ajo tha se nëse diçka duhet të pohohet duhet të ketë fakte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat