Maqedonia në fazë të portokalltë, të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell

Maqedonia

Maqedonia në fazë të portokalltë, të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 14:19
Shkup

Moti sot do të jetë me diell dhe të ngrohtë, me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor, temperaturë maksimale deri në 38 gradë dhe Indeksi UV do të jetë 9, ndërsa prej nesër, nën ndikim të masës së ngrohtë të ajrit, priten mbi 40 gradë dhe aktivizim i të a.q. fazë e portokalltë.

Sipas DPHM-ës, vetëm të premten do të ketë rritje të të vranësirave.

Kompetentët bëjnë apel, për shkak të temperaturave të larta të paralajmëruara, të respektohen rekomandimet për mbrojtje, jo vetëm për mosekspozim të drejtpërdrejt të rrezeve të diellit, por edhe për konsum të kujdesshëm të ushqimit, sjelle të drejtë gjatë lëvizjes në ambient të hapur dhe në natyrë, si dhe trajtim të drejtë të kafshëve shtëpiake dhe të fermës.

“Qytetarët të evitojnë qëndrim në ambient të hapur në periudhën kohore nga ora 11:00 e deri më 17:00,
veshje të rrobave të lehta dhe me ngjyrë të ndritshme, konsumim të ushqimit të lehtë dhe lëngje dhe mënyrë higjienike të përgatitjes së ushqimit” theksojnë kompetentët.

Në ditët e ngrohta rekomandohet që qytetarët të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, para së gjitha të kondicionuara, ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në ambient të hapur, të gjenden mundësi për pushime më të shpeshta nën hije. Të sëmurët kronikë rregullit duhet ta marrin terapinë e përshkruar.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) veçanërisht rekomandon, se moti i nxehtë është rrezik për helmim nga ushqimi. Pemët dhe perimet para përdorimit të pastrohen mirë me ujë, mishi, qumështi dhe vezët në mënyrë termike të përpunohen mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat