MPB paralajmëron dënime të rrepta për nxitje të zjarreve

Maqedonia

MPB paralajmëron dënime të rrepta për nxitje të zjarreve

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga zjarret, dhe për këtë shkak, Ministria e Punëve të Brendshme ju bën apel qytetarëve të mos ndezin mbeturinat, megjet dhe të mos hedhin cigare në hapësira të hapura.

“Ministria e Punëve të Brendshme rikujton se secili që në një farë mënyrë do të nxisë zjarr do të ballafaqohet me dënime të rrepte përkatësisht burgim prej gjashtë muajsh deri në tetë vite”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB shtojnë se kjo ministri po ndërmerr edhe masa tjera koordinuese dhe parandaluese që në kohë të ndalohen këto dukuri, ndërsa në bashkëpunim me institucionet tjera janë përforcuar edhe aktivitet e kontrollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat