Vrasësi serik nga Strumica është në paraburgim - Bota Sot
Vrasësi serik nga Strumica është në paraburgim

Maqedonia

Vrasësi serik nga Strumica është në paraburgim

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 17:14
Ilustrim

Sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu vrasësi serik, i cili ka fshehur dy trupa njëri pas tjetrit në Strumicë, është gjetur dhe ndodhet në paraburgim.

“Mund të them para opinionit se identiteti i vrasësit në dy rastet në Strumicë është i njohur për policinë, por presim vërtetim zyrtar të ekspertizave të ADN-së për këtë vrasje dhe kemi të dyshuar që është në paraburgim”, tha Nuhiu.

Ai shtoi se e dinë motivin e vrasjes dhe se ka ngjashmëri në mënyrën e vrasjes, madje edhe me vrasjen që ndodhi para disa muajve në territorin e Strumicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...