Plani aksionar për UNESCO-n, nesër para këshilltarëve në Ohër

Maqedonia

Plani aksionar për UNESCO-n, nesër para këshilltarëve në Ohër

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 20:05
Ilustrim

Plani aksionar për përmbushjen e kërkesave të UNESCO-s do të paraqitet nesër para këshilltarëve të Komunës së Ohrit.

Moratoriumi për miratimin dhe zbatimin e planeve dhe procedurave urbane për konfirmimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, regjistrim i detajuar i të gjitha ndërtesave ekzistuese të paligjshme dhe vlerësimi i ndikimit të tyre në trashëgiminë natyrore dhe kulturore, largimi i ndërtesave të paligjshme që paraqiten si kërcënim dhe përmirësimi i ligjeve ekzistuese janë vetëm një pjesë e aktiviteteve të përfshira në planin aksionar nga seanca e 146 e Qeverisë. Komuna e Ohrit nga 19 rekomandimet, vetëm për gjashtë është shpallur kompetente.

Përndryshe, njohës të mirë kanë thirrur vazhdimisht për përfshirjen e ekspertëve të huaj. Zoroski beson se vitet e fundit qyteti me vështirësi është marrë me ndërtimet pa leje.

Plani aksionar përfshin gjithashtu mbylljen e deponisë në Bukovë, zvogëlimin e komunikacionit në pjesën e vjetër të qytetit dhe heqjen e tabelave dhe bilbordeve të tjera.

Plani aksionar, nëse miratohet në seancën e nesërme, do të dorëzohet deri tek ministrat resor.

Përndryshe, Komiteti i Trashëgimisë Botërore në seancën e fundit të mbajtur në Baku i dha afat Ohrit deri në shkurt të vitit 2020 që të ndërmarrë masa për përmbushjen e 19 vërejtjeve të Misionit Reaktivë të UNESCO-s të netrizuara që nga viti 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat