Zhduket në malin e Pelisterit një shtetas nga Holanda, shpëtohet pas dy orëve

Maqedonia

Zhduket në malin e Pelisterit një shtetas nga Holanda, shpëtohet pas dy orëve

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 22:39
Mali i Pelisterit

Një shtetas holandez 25-vjeçar, i cili u raportua i zhdukur në malin Pelister, është shpëtuar nga ekipi për ndërhyrje të shpejtë në male në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).

Siç raportojnë nga DMSH, nga rajoni i Manastirit, sot në orën 13:35 pasdite është raportuar një person i zhdukur. Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, A.A. (25) nga Holanda, i cili po lëvizte nga fshati Nizhopole drejt Liqenit të Madh të Pelisterit.

“Duke e lokalizuar personin e zhdukur, ekipi i përgjegjës së urgjencës për shpëtim malor, në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, doli në terren, dhe në orën 15:10 e gjeti personin sipër fshatit Nizhopole, me një dëmtim të lehtë të gjurit. Pasi u mjekua lëndimi, ekipi i shpëtimit malor në mënyrë të sigurt ka transportuar personin në Manastir, ku është i vendosur”, thonë nga DMSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat