Protesta në Shkup për zjarret në Rusi

Maqedonia

Protesta në Shkup për zjarret në Rusi

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 09:08
Ilustrim

Dega e Shkupit e Lëvizjes globale për luftë kundër ndryshimeve klimatike të Greta Tunbergut, sot organizon tubim në afërsi të Qeverisë, me rastin e zjarreve që gjatë disa javëve të kaluara e kapluan pjesën veriore të Rusisë.

Sipas lëvizjes, duke marrë parasysh atë që këto zjarre janë rezultat i drejtpërdrejtë i efekteve nga ngrohja globale, tubimi është në drejtim të demonstrimit të solidaritetit me Rusinë, por edhe theksimi i sërishëm i kërkesave për angazhim më të ashpërt të Qeverisë sonë në kontekst të kërcënimit më të madh të shekullit 21.

Agjencia federale ruse e pyjeve kumtoi se nga stihia e zjarrit janë kapluar 2,5 milionë hektarë vise pyjore në Sibir.

Grinpis, ndërkaq, publikoi vlerësimin se zjarri ka përfshirë sipërfaqe prej 4,3 milionë hektarë nën pyje dhe se në ajër është emetuar sasi e dioksidit të karbonit sa lëshojnë për një vit 36 milionë automobila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat