Zaev: Trend pozitiv në këmbimin tregtar me Greqinë pas nënshkrimit të marrëveshjes

Maqedonia

Zaev: Trend pozitiv në këmbimin tregtar me Greqinë pas nënshkrimit të marrëveshjes

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 13:24
Zoran Zaev

Nënshkrimi i Marrëveshjes me Greqinë ka sjell rritjen e këmbimit tregtar mes dy vendeve dhe rritje edhe të eksportit, shkruan kryeministri Zoran Zaev në faqen e tij në Facebook.

Sipas tij, këmbimi tregtar në vitin 2018 është rritur për 15.8 përqind.

“Si rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes me Greqinë, këmbimi tregtar në vitin 2018 është rritur për 15.8 për qind, ndërsa eksporti është rritur në 5.8 për qind. Në periudhën janar- maj 2019 këmbimi i ndërsjellë tregtar ka vazhduar me trend pozitiv prej 4.7 për qind”, shkruan Zaev.

Ndërsa në një postim tjetër, ai thotë se pjesëmarrja e investimeve të drejtpërdrejta në BPV në vitin 2012 ka qenë 1.5 përqind, ndërsa në vitin 2018 ka qenë 5.6 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat