Stefanova kundër Janevës: Katica ka kërkuar që rastet “Perandoria” dhe “Banka postare” të mbyllen

Maqedonia

Stefanova kundër Janevës: Katica ka kërkuar që rastet “Perandoria” dhe “Banka postare” të mbyllen

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 13:25
Jordan Kamçev dhe Cvetan Pandelevski

“Të dyshuarit Jordan Kamçev dhe Cvetan Pandelevski kanë tentuar të ndikojnë në fazën parahetimore, duke e përdorur njohjen time me Vanço Çifliganec”, thotë prokurorja e PSP-së Lile Stefanova, e cila ka udhëhequr rastin “Perandoria”, emri i së cilës përmendet në incizimet e sotme të publikuara nga gazeta italiane, në të cilat dëgjohet biseda mes “Boki 13” dhe Jordan “Orce” Kamçevit.

Stefanova thotë se për presionet nga të dyshuarit i ka njoftuar edhe prokurorët në Prokurorinë Speciale.

“Në muajin gusht 2018, të dyshuarit Jordan Kamçev dhe Cvetan Pandeleski kanë tentuar të ndikojnë në fazën parahetimore, e cila në atë periudhë ishte ndaj tyre dhe disa personave tjerë, duke e përdorur njohjen time me zotri Vanço Çifliganec”.

“Për këtë situatë unë në takim e kam njoftuar Katica Janevën dhe prokurorët e pranishëm, gjithashtu kam njoftuar ekipin tim hetues. Në takimin që u mbajt në hapësirat e PSP-së, Vanço Çifliganec ka tentuar të marrë informacione për procedurën për “shokët e tij”, Cvetan Pandeleski dhe Jordan Kamçev”.

“Por unë ia bëra me dije se nuk vjen parasysh të flasim në lidhje me lëndën. Janë të pavërteta të thënat e të dyshuarit Jordan Kamçev në bisedat e publikuara, në të cilat ka lejuar të përdoret emri im. Theksoj se qëllimi është që të më diskreditoj si prokurore, e cila ka udhëhequr procedurë ndaj tij, sidomos pasi e ka incizuar bisedën me personin Bojan Jovanovski”, thotë Stefanova.

Për rastin “Perandoria”, ajo thekson se në pjesën e dytë të muajit dhjetor 2018, personalisht ka kundërshtuar vendimin e Katica Janevës që të dyshuarve në rastit “Perandoria”, masa e paraburgimit t’u zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak.

“Kam thënë se masa e arrestit shtëpiak nuk mund të pengojë të dyshuarit të ndikojnë në hetime, që u tregua si e saktë, duke pasur parasysh incizimet e publikuara”, thotë Stefanova, e cila thekson se ka reaguar disa herë ndaj Katica Janevës për disa hapa dhe vendime të saj.

Ajo shton se më 16 prill 2019, në zyrën e Katica Janevës është mbajtur mbledhje në të cilën ajo ka shqiptuar disa vendime para prokurorëve të pranishëm, të cilët kanë qenë në lidhje me lëndët “Perandoria” dhe “Banka postare”.

“Konkretisht na është thënë, më së voni deri më 6 maj 2019, tek ajo të dorëzojmë raporte të shkruara për dëm në të dy lëndët, të cilët të dyshuarit duhej t’ia paguanin shtetit, e lëndët të mbylleshin në moment dhe të dyshuarit të mos shkojnë në burg”, thotë Stefanova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat