Regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup gjatë kësaj fundjave

Maqedonia

Regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup gjatë kësaj fundjave

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Sot pas orës 20:00, dhe më 10 dhe 11 gusht (e shtunë e diell) në rrugën ‘Mitropolit Teodosij Gologanov’ do të ketë ndërtimi, dhe Reparti për siguri të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm.

Siç njoftojnë nga MPB, komunikacioni në rrugën ‘Dimitrie Çupovski’ në drejtim nga Qendra për në Gjorçe Petrov do të ridrejtohet majtas dhe djathtas nëpër bulevardin ‘Shën Klimenti i Ohrit’, ndërsa komunikacioni në rrugën ‘Mitropolit Teodosij Gologanov’ në drejtim nga Gjorçe Petrov drejt Qendrës do të ridrejtohet nëpër rrugën “Shën Kirili dhe Metodi’ dhe majtas nëpër rrugën ‘Kosturski heroi’.

Nga MPB njoftojnë se nesër dhe pasnesër nga ora 14:00 deri në orën 22:00 do të mbahet Gara atletike evropiane në ekipe në arenën nacionale ‘Toshe Proeski” në Shkup.

Për këto arsye, Reparti i MPB-së do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm, ku rruga pas pjesës perëndimore të tribunës ‘Tose Proeski’ do të mbyllet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat