Zoran Milevski kontrollohet në klinikë private dhe dërgohet në paraburgim në burgun e Shkupit

Maqedonia

Zoran Milevski kontrollohet në klinikë private dhe dërgohet në paraburgim në burgun e Shkupit

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 20:19
Zoran Milevski

I dyshuari në aferën ‘Haraçi’, Zoran Milevski-Kiçeec, sot pasdite nga paraburgimi në burgun e Shkupit është dërguar në klinikën private për kontroll.

Kiçeec, me miratim nga gjykata është kontrolluar në klinikën private, dhe më pastaj është në repartin e paraburgimit në burgun e Shuto Orizares.

Edhe pse Milevskit i takon kontrolli mjekësor falas në Entin Shëndetësor Publik, ai me kërkesë të tij është dërguar në klinikë private dhe vet i ka paguar shpenzimet për kontrollin mejësor si dhe për transportin.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshne gazeta italiane publikoi në edicionin online publikoi pamja ku shihet Milevski dhe Jovanvoski në shtëpinë e Orce Kamçevit. Ata dyshohen se kanë marrë para nga Kamçev për të ndikuar në rastin ‘Perandoria’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat