Prokurorja Stefanova është thirrur për të dëshmuar në Prokurori për rastin “Haraçi”

Maqedonia

Prokurorja Stefanova është thirrur për të dëshmuar në Prokurori për rastin “Haraçi”

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 10:31
Lile Stefanova

Prokurorja e Prokurorisë Publike Speciale, Lile Stefanova është thirrur nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionin, njofton “Presing TV”, dhe ajo do të paraqitet në Prokurori si dëshmitare ditën e martë.

Siç mësojmë jozyrtarisht në vazhdim, prokurori special Katica Janeva do të thirret.

Stefanova dje nëpërmes një deklarate të publikuar në faqen e PSP-së iu kundërvu Janevës në lidhje me rastin “Perandoria” dhe për herë të parë erdhi tek përplasja e tyre në mënyrë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat