Mickoski: Qeveria nën maskën e luftës kundër krimit po krijon dhe mbron krimin

Maqedonia

Mickoski: Qeveria nën maskën e luftës kundër krimit po krijon dhe mbron krimin

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 13:21
Hristijan Mickoski

Si në një tabaka ne kemi të shërbyer një oktapod kriminel, të zhveshur dhe të çmontuar gati deri në qelinë e fundit, thotë lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një letër për mediat ku përshkruhen pikëpamjet e tij për rastin “Haraçi”.

“E vërteta është se qeveria nën maskën e luftës së krimit ka krijuar dhe mbron krimin. Një tolerancë e tillë e krimit tashmë është shndërruar në një fyerje për inteligjencën e qytetarëve. Thjeshtuar kjo do të thoshte që Katica, e cila është kukulla e Zaevit, duhet të presë të kthehet nga “pushimi mjekësor” që aksidentalisht po e bën në det me fqinjin e saj jugor, me shpresë që ajo do të bëhet më mirë që jep dëshmi për përfshirjen e sja në haraçin një milionësh”, tha Mickoski.

Ai shton se Kiki dhe Friki mbrohen nga qeveria, por kryeministri Zoran Zaev do të sakrifikonte dikë nëse duhet të shpëtonte veten.

Ne e dimë që ky nuk është një rast i izoluar, shton Mickoski, por rasti “Haraçi” është vetëm një guralec nga sistemi i krimit dhe korrupsionit që sundon në Republikën e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat