OBRM-PDUKM: LSDM dhe Zaevi nuk kanë aftësi për të ndërtuar shtet të së drejtës

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM dhe Zaevi nuk kanë aftësi për të ndërtuar shtet të së drejtës

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 15:00
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se LSDM-ja dhe qeveria e Zoran Zaev nuk kanë as vetëdije dhe as ndjenjë, aq më pak aftësi për të ndërtuar shtet të së drejtës, të cilin ata shumë po thirren.

“Lëshime janë britma të zyrtarëve të qeverisë që mbrojnë Katica Janevën dhe Vilma Ruskovskan. Qytetarët janë të zemëruar pasi e gjithë opinion pa se si veprohet me drejtësinë në Maqedoni.

Prokuroria dhe gjyqësori nën ombrellën e oktapodit kriminal të Zaevit dhe zyrtarëve të LSDM-së janë objekt i talljes jo vetëm në opinionin e Maqedonisë, në rajon, por edhe më gjerë. Përpjekjet në mbrojtje të Katica Janevës dhe larjen e turpit e cila çdo ditë e përjetojnë qytetarët të kësaj qeverie, të cilët padyshim mbrojnë kriminelët, janë shumë të mëdha. Kjo është dëshmi e përfshirjes së tyre në oktapodin kriminal”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se prokuroria duhet të përgjigjet se kush janë të përfshirët në rastin “Haraçi” dhe të përgjigjen para ligjit ata të cilët keqpërdorën besimin e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat