Nakov: Janeva të dalë dhe të shpjegojë çdo detaj për rastin “Haraçi”

Maqedonia

Nakov: Janeva të dalë dhe të shpjegojë çdo detaj për rastin “Haraçi”

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 16:11
Janeva

Ish-prokurori Aleksandër Nakov thotë se pas publikimit të audio dhe video incizimeve, kryeprokurorja e PSP-së Janeva duhet të dal para opinionit dhe të shpjegojë të gjitha detalet e rastit. Sipas tij, qëndrimi i Janevës larg opinionit, bën me faj edhe prokurorët tjerë të PSP-së që nuk janë të përfshirë në këtë rast, duke zvogëluar kështu dukshëm edhe besueshmërinë e popullatës ndaj Prokurorisë Speciale Publike.

Unë kam bindjen se tani PSP i ka duart e lidhura ndërsa Prokurorja Speciale duhet që sa më shpejtë të del para opinionit dhe të jep detaje për atë që ka ndodhur në terren, e sidomos çka i ka ndodhur asaj personalisht. Këtë e them sepse prokurorët e tjerë nuk mund të mbartin fajin e sajë- deklaroi Aleksandar Nakov – Ish-prokuror.

Nakov vlerëson se të përfshirit në këtë rast kanë vepruar në mënyrë amatore duke pasur parasysh se personat që mbartin funksione të rëndësishme publike, janë edhe cak i përgjimeve.

“Në mënyrë shumë amatore kanë vepruar në këtë situatë. Vetë Prokurori Publik si ushtrues i detyrës duhet të dijë se ai është person publik, pa marrë parasysh nëse dikush do e xhirojë në publik, ai duhet të dijë se edhe vetë mjetet për komunikim, 04-39 kanë mundësi që t’i kthejnë të gjithë bisedat të personave publik, të cilët mund të shfrytëzohen për raste të tilla”, tha Aleksandar Nakov.

Pas publikimit të këtij rasti, Nakov thotë se Maqedonisë së Veriut duhet t’i ndryshojë epiteti, nga “Shtet i kapur” në “Shtet i humbur”

“Jo rastësisht ne nga faktori ndërkombëtarë jemi thirrur me emrin “Shtet i kapur” por unë madje do të thosha “Shtet i humbur”, pa institucione. Ne kemi një krizë të madhe institucione sepse mesa po e shohim nuk po funksionojnë institucionet, qoftë Prokuroria Publike qoftë Gjykata, tregon se diçka në shtetin tonë nuk është në rregull”, shtoi Aleksandar Nakov.

Nakov vlerëson se puna dhe besueshmëria e PSP është e lidhur ngushtë me kryeprokurorin special, pasi që prokurorët autorizimet dhe lejet i marrin nga kryeprokurori, që në rast se është i korruptuar, mund të ndikojë në lëndë tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat