Gazeta italiane ‘La Verita” i bën thirrje Federica Mogherinit të komentojë ‘Haraçin’ e Boki 13 - Bota Sot
Gazeta italiane ‘La Verita” i bën thirrje Federica Mogherinit të komentojë ‘Haraçin’ e Boki 13

Maqedonia

Gazeta italiane ‘La Verita” i bën thirrje Federica Mogherinit të komentojë ‘Haraçin’ e Boki 13

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 08:45
Zoran Zaev, Federica Mogherin

Gazetari i gazetës italiane ‘La Verita’, Laris Gaiser në vend të video përmbajtjeve nga afera ‘Haraçi’, sot publikoi një video kolumnë.

Ai në video-kolumnë habitet se pse institucionet e Bashkimit Evropian nuk kanë dhënë asnjë raport institucional.

“Pa marrë parasysh se është verë, mijëra të punësuar te shërbimet e BE-së, nga ku 220 në delegacionin në Shkup, nuk arritën të japin një raport institucional me shpresë që të sqarohen faktet”, thotë autori i cili shton se vetëm Doris Pack ka reaguar.

Gaiser habitet se si nuk ka reagim nga Federica Mogherini dhe Jean-Claude Juncker të cilët ‘insistuan fuqishëm për kryeprokuroren speciale”.

“Në vitin 2015, pikërisht BE insistonte për PSP-së, që i solli dëm të madh popullit në Maqedoni. Sot, ata nga BE duhet të përgjigje, posaçërisht ata brenda delegacionin në Maqedoni, të cilët gjatë muajve të kaluar e rrezikuan jetën duke na ndihmuar ta publikojmë materialin”, thotë Gaiser.

Ai i komenton edhe ndodhitë në vend pas publikimit të audio-materialeve për aferën ‘Haraçi’ dhe reagimet e politikanëve të përfshirë në këtë aferë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...