Edhe katër dita temperatura të larta, të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell

Maqedonia

Edhe katër dita temperatura të larta, të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Faza e motit të portokalltë tashmë disa ditë e ka kapur Maqedoninë e Veriut dhe do të zgjasë deri më 14 gusht.

Gjatë ditës së sotme temperatura maksimale pritet të arrijë deri 40 gradë celsius.

Nesër dhe pasnesër temperaturat do të arrijnë deri 41 gradë celsius. Nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë në Shkup theksojnë se është rritur numri i thirrjeve, ndërsa qytetarë që nuk ndjehen mirë për shkak motit të nxehtë kanë ndryshime kardiovaskulare, kokëdhimbje, dhe shtypje.

Të mërkurën temperatura do të arrijë deri 40 gradë celsius, ndërsa pasdite të enjten do të rriten vranësirat dhe do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperaturat pritet të ulen në pjesët perëndimore të vendit dhe nga dita e premte pritet ulen në gjithë Maqedoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat