OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zaev - Bota Sot
OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zaev

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zaev

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 12:04
Zoran Zaev

Nëpërmjet një njoftimit të partisë opozitare maqedonase përmendet porosia e politikanes Doris Pack që BE të reagojë për realitetin kriminal në Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM thonë se drejtori i Institutit Republikan Ndërkombëtar për Zërin e Amerikës në lidhje me aferën ‘Haraçi’ thotë se është shqetësuese ajo që ndodh dhe se hetimi duhet të vazhdojë.

“Më të shqetësuar janë qytetarët në Maqedoni të cilët frikësohet se çka do t’u ndodhë atyre, nëse biznesmenëve të njohur u është marrë haraç. Qytetarët janë të frikësuar për shkak se nuk ka drejtësi në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se gjyqësinë që e praktikojnë organet gjyqësore është dashur të vijë nga ideja për drejtësi, por në Maqedoni, sipas OBRM-PDUKM-së drejtësia u gjet në idetë e bandave kriminale dhe të haraçit nga pushteti.

“Është kapur i gjallë Zaev, si si është i përfshirë në kërcënimet e shumave milionëshe”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se të gjithëve u është bërë e qartë se me këto njerëz në pushtet drejtësia është një fjalë boshe.

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Zoran Zaevit dhe përgjegjësi penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...