Zaev: Po ndërtojmë infrastrukturë cilësore për të gjithë - Bota Sot
Zaev: Po ndërtojmë infrastrukturë cilësore për të gjithë

Maqedonia

Zaev: Po ndërtojmë infrastrukturë cilësore për të gjithë

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 14:22
Zoran Zaev

Qeveria e Maqedonisë po ndërton infrastrukturë cilësore në të gjithë vendin, që ka për qëllim lëvizje të shpejtë të njerëzve, shkruan sot kryeministri Zoran Zaev në Facebook.

“Po ndërtojmë infrastrukturë cilësore në të gjithë vendin, për të gjithë. Infrastruktura e ngritur cilësore rrugore dhe hekurudhore është e domosdoshme për ne, pasi përfaqëson rrjedhën e gjakut të aktivitetit ekonomik përmes lëvizjes së shpejtë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve”, shkruan Zaev.

Ai më tej theksoi se gazifikimi është një nga projektet më të vlefshëm për qytetarët dhe kompanitë e vendit tonë, me 216 kilometra tubacion gazi që po ndërtohet në të gjithë vendin.

“Jemi të përqendruar në ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Deri më tani, janë ndërtuar më shumë se 30 kilometra furnizim me ujë për 310.000 banorë dhe 37 km kanalizim për 22.500 banorë. Ne po e ndërtojmë Maqedoninë e Veriut së bashku. Ne e bëjmë atë një vend të bukur për të jetuar. Po ndërtojmë sipas planit!”, shkruan Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...