Fakulteti për Mjekësi të Veterinarisë konfirmon për antraksin te kafshët

Maqedonia

Fakulteti për Mjekësi të Veterinarisë konfirmon për antraksin te kafshët

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Fakulteti për Mjekësi të Veterinarisë në Shkup konfirmoi rezultatin pozitiv të antraksit dhe informoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese dhe janë ndjekur protokollet më të përparuara të sigurisë.

Në përputhje me legjislacionin, Fakulteti njoftoi Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Inspektoratin Shtetëror të Shëndetësor dhe Sanitar dhe Qendrën për Shëndet Publik – Shkup.

“Fakulteti, në konsultim me Klinikën Universitare për Sëmundjet Infektive dhe me rekomandimin e tyre, dhe sipas protokolleve të përcaktuara për trajtim profilaktik në rast të ekspozimit të mundshëm të antraksit tek personeli të cilët kanë pasur kontakt me monstrën”, deklarojnë nga Fakulteti për Mjekësi të Veterinarisë në Shkup.

Nga atje shtojnë se tek personeli i tyre nuk ka të prekur nga antraksi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat