Në edicionin online të gazetës italiane “La Verita” nuk mund të shihet dhe dëgjohet video-kronika e autorit Laris Gaiser, në të cilën ai e ftonte përfaqësuesen e BE-së për politikë të jashtme Federica Mogherini, të përgjigjet për rastin “Haraçi”.
Titulli dhe fotografia e videos me Mogherinin dhe kryeministrin Zoran Zaev akoma mund të shihen në faqen e “La Verita” por nëse doni ta dëgjoni, është e pamundur.
Arsyeja e bllokimit të videos akoma nuk dihet, por në njoftim thuhet se shikimi i videos është pamundësuar nga pronari.
Në kolumnën e sotme Gaiser kritikonte Mogherinin se nuk reagon për rastin “Haraçi”, si një nga mbështetëset kryesore të Prokurorisë Speciale.