Serwer: Qeveria të angazhohet për gjykim të drejtë për rastin “Haraçi”

Maqedonia

Serwer: Qeveria të angazhohet për gjykim të drejtë për rastin “Haraçi”

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 23:37
Daniel Serwer

Analisti amerikan Daniel Serwer, në lidhje me rastin “Haraçi” dhe lidhjen e mundshme të prokurores speciale Katica Janeva, thotë se këto raste duhet të kenë epilog gjyqësor.

Ai thekson se ky rast mund të jetë proces që nuk do të përfundojë shpejtë.

“Mendoj se kryesore për momentin është që Qeveria të sqarojë se është e angazhuar për një gjykim të drejtë, edhe nëse duhet gjykim për ata që e kanë kryer krimin”, thotë për AIM, Daniel Serwer.

Për atë nëse ky rast mund të ndikojë mbi negociatat me BE-në, Serwer tha se kjo varet nga vetë Bashkimi Evropian.

“I takon Brukselit të vendosë nëse duhet të ketë shtyrje. Por jam i bindur që një angazhim i sinqertë dhe i qartë nga qeveria do t’i hapë rrugën hapjes së negociatave”, tha Serwer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat