Afera “Haraçi” është një test për shtetin ligjor dhe sundimin e së drejtës

Maqedonia

Afera “Haraçi” është një test për shtetin ligjor dhe sundimin e së drejtës

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 10:15
Afera “Haraçi”

Afera kriminale “Haraçi” e cila i ka dridhur themelet e institucioneve të rëndësishme shtetërore dhe e sjell në pikëpyetje, edhe më shumë se deri më tani, besimin e qytetarëve për politikanët dhe shtetin personal, është një test i madh për një shtet ligjor, vlerësoi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

Ai kërkoi nga institucionet kompetente përfundim efektiv, të shpejtë dhe themelor, si dhe përgjegjësi politike. Duhet të ketë përgjegjësi dhe dënime për të gjithë faji i të cilëve do të dëshmohet pa dallim nëse bëhet fjalë për prokurorë, anëtarë të partive politike, biznesmenë ose politikanë.

“Të gjithë ato emrat e të cilëve janë përmendur, pavarësisht nëse me bazë ose me qëllim, vetëm me qëllim që të diskreditohen, me vetëiniciativë të japin deklarata para prokurorit kompetent me qëllim që të tregojnë se para ligjit dhe para opinionit të gjithë jemi të njëjtë. Opinioni ka të drejtë t’i dijë qëndrimet tona, madje edhe nëse bëhet fjalë për konstruksione më të pabesueshme ose spekulime të prodhuara me qëllime të pandershme”, tha presidenti Pendarovski.

Shefi i shtetit thotë se është i zhgënjyer nga prokurorja speciale publike, Katica Janeva.

“Pa u kuptuar si presion politik ndaj organeve hetimore që duhet të punojnë rreth kësaj, si njeri, duke u nisur nga ajo që deri tani është bërë publike dhe e njohur – po jam i zhgënjyer”, theksoi Pendarovski.

PSP-ja, e pozicionuar brenda në sistemin e prokurorisë të rregullt publike, duhet të vazhdojë t’i hetojë kriminelët e pushtetit paraprak, por edhe kriminelët e pushtetit aktual dhe të cilit do pushtet në të ardhmen. Nuk ka shtet ligjor nëse pushteti i ndjekë vetëm kriminelët e pushtetit paraprak, e jo edhe kriminelët në radhët e veta, konsideron presidenti.

Ai nuk kmenton nëse është e mundur të bie Qeveria për shkak të rastit “Reket”, por personalisht konsideron se zgjedhjet e parakohshme nuk janë nga interesi i shtetit deri në fund të vitit kur presim integrim të kompletuar të vendit në NATO dhe fillim të negociatave me BE-në.

Ai theksoi edhe se nuk do të shkonte në zgjedhje të parakohshme, para se të bëhet regjistrimi i popullatës, i cili, konsideron se, është më se i nevojshëm për shtetin që të ndërtojë ç’farëdo lloj politike zhvillimore të themeluar në të gjitha fushat kyçe.

Sa kjo aferë do të ndikojë në marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në, presidenti Pendarovski është i drejtpërdrejtë se në këtë moment nga informacionet i ka nga BE-ja dhe Komisioni Evropian, nuk ka ndryshim në asnjë vend anëtar në drejtim për revidimin e qëndrimit të tyre.

Ai pret monitoring të rritur edhe nga mediat, dhe megjithatë, theksoi duhet të jetë më pak e rëndësishme se kush i ka furnizuar ose distribuar incizimet nga ajo nëse përmbajtja e bisedave është e vërteta ose jo. Nga mediat kërkoi, pa u prishur liria e shprehjes, me kujdes t’i kontrollojnë informatat e plasuara nga anë të ndryshme sepse, siç tha, lajmet e rreme nuk kanë për qëllim ta informojnë opinionin e Maqedonisë, por ta minojnë besimin e qytetarëve në drejtësi dhe institucionet shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat