I vazhdohet paraburgimi Boki 13 edhe për 30 ditë tjera - Bota Sot
I vazhdohet paraburgimi Boki 13 edhe për 30 ditë tjera

Maqedonia

I vazhdohet paraburgimi Boki 13 edhe për 30 ditë tjera

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:48
Boki 13

Këshilli Penal pranë Gjykatës Penale e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike dhe e pranoi masën e paraburgimit për Bojan Jovanvoskin dhe Zoran Milevskin për rastin ‘Haraçi’.

“Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive, Këshilli Penal mori vendim me çka pranohet propozimi dhe e vazhdoi masën e paraburgimi për 30 ditë tjera”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Prokuroria Publike më 15 maj nisi hetim kundër Jovanvoskit dhe Milevskit për larje para dhe marrje para për ndikim jo të ligjshëm.

Gazeta italiane ‘La Verita’ publikoi edhe video se si Jovanvoski dhe Milevski shihen në shtëpinë e Jordan Kamçev me çanta në dorë. Në rastin ‘Haraçi’ përveç dy të dyshuarve që ndodhen në paraburgim, përmenden edhe dy prokuroret e PSP-së, Katica Janeva dhe Lile Stefanova e cila udhëheq me rastin ‘Perandoria’ e ku i dyshuar është Jordan Kamçev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...