Bexheti: Zaev më ka kërkuar të ndikoj tek anëtarët e Këshillit Gjyqësor, për ndryshimin e një kryetari të gjykatës

Maqedonia

Bexheti: Zaev më ka kërkuar të ndikoj tek anëtarët e Këshillit Gjyqësor, për ndryshimin e një kryetari të gjykatës

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:50
Blerim Bexheti

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, thotë se kryeministri Zoran Zaev i ka bërë presion që të ndikojë tek anëtarët e Këshillit Gjyqësor, që të ndryshohet kryetari i një gjykate.

Në konferencën e sotme për shtyp në komunë, Bexheti foli edhe për platformat në Matkë, me çka e akuzoi kryeministrin se i është paraqitur më 17 korrik dhe përmes tij ka kërkuar ndryshim të kryetarit të një gjykate në muajin shtator.

Bexheti tha se procedura e nisur nga Komisioni për Antikorrupsion është për shkak se ky ka refuzuar kërkesën e Zaevit.

“Për mua ky komision është i korruptuar. Jam i sigurt se procedura e ngritur kundër meje është për shkak se kam refuzuar t’u them anëtarëve të këshillit si të votojnë”, tha Bexheti.

Ai paralajmëroi aktakuzë ndaj kryetares dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat