Ana Çupeska nuk është këshilltare e Presidentit Pendarovski

Maqedonia

Ana Çupeska nuk është këshilltare e Presidentit Pendarovski

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 20:41
Ana Çupeska

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoksi, sot (12.08.2019) duke kritikuar profesoreshën e Fakultetit Juridik, Ana Çupeska, tha të pavërtetën në vijim që Çupeska është këshilltare e afërt e presidentit Pendarovski

Arsyetimi:

Kjo deklaratë e deputetit Antonio Milloshoski, në të cilën thotë që profesoresha Ana Çupeska është këshilltare e afërt e Presidentit Stevo Pendarovski, është e pavërtetë.

Pendarovski mohon që profesoresha Çupeska është këshilltare e tij ose është e angazhuar në kabinetin e tij! Ai duke ju përgjigjur gazetarëve, në pres-konferencën e fundit tha:

 Ana Çupeska nuk ka asnjë lidhje me këtë kabinet në cilësinë e këshilltares ose për çfarëdo ndihme tjetër, as që është e përfshirë në ndonjë projekt. E dimë kush është burimi i këtij lajmi dhe ai absulutisht e di që Çupeska nuk ka asnjë lidhje me kabinetin, por ai ka agjendë të tillë të shpërndajë lajme të rrejshme.

Proffesoresha Çupeska këto ditë (09.08.2019), pasi gazeta italiane “La Verita” publikoi incizime të lidhura me rastin “Reket”, vlerësoi që është në pyetje, ” luftë speciale të cilën po e udhëheqin klepto-fashist të dëshmuar si Mateo Salvini dhe Berluskoni “.

Në lidhje me kualifikimet e tilla Pendarovski në konferencë tha:

 E kam për detyrë të deklarohem në lidhje me qëndrimet e shprehura. Për mua Salvini nuk është fashist, por një ministër i zgjedhur në mënyrë demokratike në Republikën e Italisë e cila është mike e jona në aspiratat euroatlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat